FOTO/ “Casa Ibra”, Zlatan i vendos emër të ri shtëpisë së Milan-it
“Milani është shtëpia ime. Nëse mundem, do të qëndroj gjithë jetën këtu”, tha Zlatan Ibrahimovic në prill të vitit 2021, duke komentuar rinovimin me “kuqezinjtë”
Ka kaluar një vit nga ai rinovim dhe kontrata aktuale e suedezit me italianët skadon në fund të qershorit, ndërsa aktualisht te Milan janë ende nën gëzimin e fitores së titullit kampion.
Një sukses, në të cilin suedezi ishte protagonist në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes, gjatë periudhës kur isha i dëmtuar. Kështu “Casa Milan” bëhet “Casa … Ibra”, siç e ka riemërtuar vetë sulmuesi në një postim në rrjetet sociale.

Ibra, pritet të takohet brenda pak ditësh me drejtuesit e Milanit për rinovimin, ku do të përcaktojnë edhe detajet e kontratës së re, duke ditur se sulmuesi do të jetë pjesë e skuadrës më shumë si lojtar “motivues” sesa produktiv.



