Spanjë

FOTO/ Dani Alves shtyn Dybalan drejt Barçës, ja çfarë ka postuar mbrojtësi në rrjetet sociale

Pas bërjes publike të ndarjes midis Dybala-s dhe Juventus-it, filloi vorbulla e pashmangshme e hipotezave për të ardhmen e Dybala-s. Sipas raportimeve të medieve italiane, Interi tashmë ka planifikuar takimin me agjentët e argjentinasit, me një ofertë prej 6 milionë eurove në vit. Dihet sigurisht që situata e Dybalas po monitorohet nga afër edhe nga Tottenham, Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid.

Megjithatë miku i tij, Dani Alves ka bërë një postim në “Instagram”, ku shfaqen lojtarët që shkëmbejnë fanellat në Barcelonë, gjë e cila u pa si një shenjë e kalimit të Paulos te katalanasit.

Kjo do të ishte një lëvizje e thjeshtë duke ditur se lojtari në verë do të jetë i lirë të shkojë në cilindo klub që ai pëlqen, plus faktit që para disa vitesh te Barça Dybala është parë si zëvendësues i Messi-t, nisur nga karakteristikat teknike që ai ka. Tifozët e Barçës rikujtojnë ende performancën e sulmuesit të Juventus në gjysmëfinalen e Champions League 2017.

Fotot e postuara nga Dani Alves marrin një kuptim veçanërisht të rëndësishëm, duke pasur parasysh faktin se presidenti Laporta po e përdor atë si një lloj emisari të fshehur të klubit për të anketuar lojtarët e interesuar për klubin katalanas.

Mbrojtësi brazilian do të bënte të njëjtën punë me Raphinha, bashkatdhetarin që luan te Leeds. “Gjithmonë bashkë, vëllai im”, është fraza që shoqëron postimin e Dani Alves me Dybala që i bën tifozët e Barçës të ëndërrojnë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency