Fun

FOTO/ Dasmë ëndrrash, ish-sulmuesi i Real Madrid shpenzon qindra mijëra euro për t’i plotësuar dëshirën partneres

Është folur dhe shkruar shumë për dasmën e Jese Rodriguez dhe Aurah Ruiz. Futbollisti i cili sapo është transferuar në Turqi për të luajtur të paktën një sezon në radhët e Ankaraguci-së së sapo ngjitur në elitë, nuk kurseu asnjë shpenzim për t’i ofruar gruas së tij një ditë ëndrrash.

Ndërsa mediet bëjnë me dije se fatura e dasmës ka shkuar shumë, në përputhje me stilin e lartë të jetesës me të cilin janë mësuar të dy.

Dasma, e cila filloi në Perchel Beach Club të David Silva-s, me ceremoninë dhe më pas u mbyll në Lopesan Baobab Resort me darkë, kap shifrën e 600,000 euro. Në total, ishin 150 të ftuar, me çiftin që nuk u kursye për ta bërë ditën e tyre sa më të bukur.

 

Jese Rodriguez ka veshur fanellën e Real Madrid, Paris Saint-Germain, Stoke City, Real Betis, Sporting de Portugal apo Las Palmas, prej të cilave supozohet se ka një llogari të madhe bankare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency