Featured

FOTO/ Debutoi me gol në miqësore ndaj Skënderbeut, Bylisi zyrtarizon ish-sulmuesin e Benfica-s

Bylisi vijon të përforcojë skuadrën, teksa së fundmi ka zyrtarizuar afrimin e Aires Souza.

Në një postim në rrjetet sociale, klubi nga Ballshi bën me dije se skuadrës së tyre i është afruar ish-sulmuesi i Benfica B.

23-vjeçari është testuar në ndeshje miqësore ndaj Skënderbeut, ku Souza ka debutuar me gol dhe ka bindur klubin e Bylisit.

“Zyrtare! Prezantojmë portugezin Aires Souza, i cili debutoi me gol për skuadrën tonë në testin ndaj Skënderbeut! Ai vjen në familjen tonë pasi ka qenë më parë pjesë e klubeve të njohura portugeze, Benfika e Maritimo!”-shkruhet në një reagim në rrjetet sociale të ballshiotëve.

Sezonin e fundit sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së Maritimo në Portugali, ku në 30 ndeshje shënoi 6 gola dhe dha 1 asist.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency