Futboll

FOTO/ Dhunoi familjarët, “ish”-i i Interit: Këta janë lotët e një njeriu plot vese dhe mëkate

Fredy Guarin u arrestua në marsin e vitit të kaluar nga policia kolumbiane për shkak të dhunës së ushtruar ndaj familjarëve të tij pas një sherri të madh me ta.

Ish-mesfushori i Interit u shpreh se janë thënë shumë gjëra të pavërteta në lidhje me historinë e përplasjes me familjarët e tij dhe kërkoi më shumë respekt, duke theksuar se po përballet me ndeshjen më të vështirë të jetës, të cilën ka besim të plotë se do ta fitojë.

36-vjeçari është penduar dhe në një postim në rrjetet sociale, aty ku shfaqet i përlotur, shkruan: “Lotët që shihni në foto janë të një njeriu plot vese, gabime, mëkate e shumë gjëra të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fredy Guarin (@fguarin13)


Përshëndetje Botë, sot dua të tregoj se si jam, me zemër të hapur, por jo me qëllimin për të marrë konsensus apo për të përfituar ndjekës. E bëj me qëllimin që të jem i dobishëm për dikë.

Ne jemi gjithmonë në kohë për t’i hapur derën Zotit dhe ta lëmë atë të udhëheqë shpirtin dhe zemrën tonë”, shkruan ish-lojtari i Kolumbisë, i cili përveç Interit luajti edhe me ekipe si Porto, St Etienne apo Boca Juniors.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency