Futboll

FOTO/ Duhet të falenderojë Ronaldon, ja çfarë ndryshoi portugezi te Pjanic pas kalimit në Turqi

Miralem Pjanic mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2020 dhe u pa si një nga afrimet më të rëndësishme në atë merkato te katalanasit.

Por pas një sezoni të çrregullt në të cilin nuk gëzoi besimin e Ronald Koeman, boshnjaku mori valixhet dhe u largua drejt Besiktas-it në Turqi.

Megjithatë, këtë vit ai duket se ka fituar besimin e Xavi Hernandez dhe tashmë mesfushori do të ketë një shans të dytë për të provuar vlerën e tij.

Disa media angleze i bëjnë jehonë ndryshimit të dukshëm të 32-vjeçarit dhe ia atribuojnë shtimin e flokëve qëndrimit të tij në Turqi, e cila kohët e fundit është bërë një destinacion shumë i kërkuar për ata që kërkojnë të bëjnë transplantim e flokëve.

Boshnjaku e ka bërë këtë ndërhyrje te Isparya, e cila është ortake e kompanisë ku Cristiano Ronaldo, ka siguruar shëndetin e flokëve të tij.

Duke folur për këtë ndërhyrje Pjanic tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. E vizitova këtë klinikë dy muaj më parë pasi fola me Cristiano Ronaldon, i cili më bindi të vij dhe t’i besoj këtij ekipi të madh”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency