Futboll

FOTO/ Duro rindez debatin: Si ju duken trajnerët shqiptarë në Kosovë?

Trajneri i Lushnjës, Klodian Duro, ka ndezur debat për personat që janë kundër trajnerëve shqiptar në territorin e Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Duro ka publikuar një foto me trajnerin Ismet Munishi, të cilin e konsideron si një nga shembujt më të mirë të trajnerëve shqiptarë në Kosovë, si dhe nuk lë pa përmendur emrin e trajnerit e kampionëve të Kosovës, Ilir Dajën që po shkruan historinë me Ballkanin.

Me ikonat që përdor në këtë postim, Klodian Duro e vë theksin te fakti që Kosova dhe Shqipëria janë një.

Ky reagim i Duros ishte si një kundërpërgjigje ndaj Tahir Batatinas, që doli kundër trajnerëve nga Shqipëria në Kosovë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency