Gossip

FOTO/ Dusan Vlahoviç lë të dashurën për një “zonjë të vjetër”

Dusan Vlahovic është sërish “single”. Sipas të përjavshmes italiane “Chi”, sulmuesi serb, që në janar u transferua te Juventusi, ka vendosur t’i japë fund raportit me aktoren, prezantuesen dhe modelen Mariasole Pollio.

Shkak është bërë pikërisht transferimi i sulmuesit serb në Torino, me Vlahovic, që i ka thënë aktores se dëshiron të përqendrohet maksimalisht në aventurën e tij të re me fanellën e Juventusit.

Vlahovic dhe Pollie nuk kanë dalë asnjëherë hapur për lidhjen e tyre, megjithatë prej kohësh mediat italiane kishin konfirmuar ekzistencën e një romance, të cilën edhe vetë protagonistët ndonjëherë e tregonin nëpërmjet “zemrave” që shkëmbenin në rrjetet sociale.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency