Kategoria Superiore

FOTO/ E kuqja e Partizanit “tërbon” tifozët e Tiranës, shkojnë ta mbulojnë me një baner bardheblu

Tifozët e Tiranës janë më të shumtë në numër, në derbin ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”, ndonëse pritës janë të kuqtë, pasi bardheblutë mund të nisin festën e titullit në rast fitoreje sot dhe kanë motivim më të madh.

Pozicionimi i fansave bardheblu ka qenë pikërisht poshtë tabelës elektronike të stadiumit, ku shfaqen skuadrat që ndeshen, bashkë me logot përkatëse, por pikërisht “e kuqja” e Partizanit ka “tërbuar” tifozët e Tiranës.

Disa prej tyre janë munduar të mbulojnë logon e kuqe me një flamur të Tiranës, megjithatë delegati i ndeshjes ka vënë re gjithçka dhe ka njoftuar që të hiqet baneri e logoja e Partizanit të jetë e dukshme normalisht, para fillimit të ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency