Kategoria Superiore

FOTO/ Egnatia nuk ndalet, afron mesfushorin nga Kategoria e Parë

Klubi i Egnatias vijon punën për afrimet e reja. Pak orë më parë rrogozhinasit firmosën me mbrojtësin e Vllaznisë Abdurrahman Frangaj, ndërsa tashmë në një postim në rrjetet sociale drejtori sportiv i Egnatias, Ndriçim Shtubina ka bërë public afrimin e radhës.

Skuadrës së Rrogozhinës i është afruar mesfushori i Besës, Erald Hyseni. 22-vjeçari rikthehet në Superiore pasi në sezonet 2018-2019 dhe 2019-2020 ka luajtur me skuadrën e Luftëtarit.

Përveç Besës dhe Luftëtarit Hyseni ka luajtur edhe me ekipin e qytetit të tij, Tomorin, ndërsa tashmë do të bashkohet me grupin e Egnatias, që ka bërë lëvizje të shumta gjatë kësaj merkatoje.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency