Katar 2022

FOTO/ Eliminimi nga Botërori, tifozët e Zvicrës tallen keq me Italinë

Miqësorja mes Anglisë dhe Zvicrës është mbyllur me rezultatin 2-1, me “Tre luanët” që morën fitore me përmbysje.

Përtej takimit që ishte shumë i luftuar, nuk ka kaluar pa u vënë re një pankartë që mbanin disa tifozë të Zvicrës.

Ata kanë treguar hapësirën e kërkimit në “Google”, duke shkruar: “Italia në Kupën e Botës, Katar 2022”, ndërsa më tej kanë vazhduar me sugjerimin që supozohet që të japin motorët e kërkimit, duke shkruar: “Doje të thoshe: Zvicra”.

Kjo pankartë është shumë e rëndë për Italinë pas eliminimit nga Botërori, në ndeshjen e “Play off-it” kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultatin 0-1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency