Futboll

FOTO/ “Erdhe fëmijë e po ikën burrë”, Vllaznia i uron suksese në Bjellorusi Krymit

Finalja e Kupës së Shqipërisë, të cilën Vllaznia e fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Laçit, ishte e fundit me fanellën “kuqeblu” për Ardit Krymin.

Mesfushori do të largohet nga Shqipëria, për t’u transferuar te bjellorusët e Shakhtar Soligorsk si lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me shkodranët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vllaznia ka falenderuar Krymin për kontributin e dhënë këto tetë vite te klubi i tyre.

“8 vjet me Vllazninë, 8 vjet kontribut e sakrificë si pakkush tjetër. 8 vjet dashni pa fund për ngjyrat kuqeblu! Faleminderit për gjithçka që dhe për Vllazninë Ardit Krymi! Suksese në skuadrën tënde të re!”-shkruhet në postimin e Vllaznisë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency