Sport

FOTO/ Gati debutimi në një tjetër sport, zbulohet makina e Valentino Rossit

Pas 21 vitesh mjaft të suksesshme si pilot në Moto GP, italiani Valentino Rossi u tërhoq pikërisht sezonin që lamë pas, por ndonëse në moshën 43-vjeçare, nuk ka ndërmend t’u ndahet garave të shpejtësisë.

Kështu “Doktori” do të garojë këtë sezon në GT World Challenge, një sport garash me makina të modifikuara nga vetë prodhuesit, ndërsa Rossi do të drejtojë një makinë Audi R8.

Gara e parë do të mbahet në Imola dhe ndërkohë kanë dalë edhe fotot e para të R8-ës që do të drejtohet nga Valentino Rossi, i cili do të provojë të lërë gjurmë në një tjetër sport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency