Kosovë

FOTO/ Ish-sulmuesi i Kukësit transferohet në Slloveni

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku është huazuar ditën e sotme te skuadra sllovene e NS Mura. Kartonin e ish-lojtarit të Kukësit e ka ekipi i NK Orsijek, i cili ka vendosur që t’a japë atë deri në përfundim të qershorit 2022.

Lajmin e transferimit të tij në Slloveni e ka bërë publik klubi i NS Mura në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan sulmi i skuadrës së tyre është përforcuar me huazimin e 24-vjeçarit nga Kosova.

“Fuqi e re në Murska Sobota, e cila është përforcuar me sulmuesin nga Kosova, që në Mura po kalon nga liga e parë kroate dhe nga skuadra e Osijek.”-shkruan NS Mura, ndërsa  nxjerr edhe foto të Dakut me fanellën e ekipit të ri.

Përveç ekipit të NK Orsijek në Kroaci dhe Kukësit në Shqipëri, lojtari nga Gjilani ka luajtur me parë edhe e Ballkanin, Llapin dhe Hajvalian në Kosovë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency