Angli

FOTO/ Kalon Ederson dhe Drogba, Laporte vendos rekord të ri në Premier League

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ka thyer rekordin e Premier League, duke numëruar më shumë pikë se çdo lojtar tjetër në 100 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit anglez.

Laporte e arriti këtë shifër pas fitores 2-0 të “citizenëve” ndaj Burnley mbrëmjen e kësaj të shtune. Spanjolli ka kaluar kështu edhe Didier Drogban, Ederson dhe Nemanja Vidic.  27-vjeçari numëron plot 82 fitore dhe 8 barazime, duke grumbulluar 254 pikë.

Laporte kryeson me tetë pikë më shumë se Ederson dhe Drogba që mbanin këtë rekord me 246 pikë të grumbulluara në 100 ndeshje të luajtura.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency