FOTO/ Lojtari i Kombëtares gjen skuadrën e re, rikthehet në Zvicër
Lojtari i Kombëtares, Florian Kamberi është rikthyer në Zvicër për t’u bashkuar me skuadrën e Winterthur, ndërsa u largua me parametra zero nga ST. Gallen. Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë klubi në një postim në rrjetet sociale, ku ndër të tjera i uron shumë suksese 27-vjeçarit.
“Lajme nga transferimet. FC Winterthur nënshkruan me Florian Kamberin. Mesfushori 27-vjeçar sjellë shumë përvojë nga liga dhe vende të ndryshme. Ai ka shënuar 44 gola dhe ka dhënë 19 asist. Ne e mirëpresim Florian Kamberin në Winterthur dhe i urojmë suksese.”-shkruan ndër të tjera klubi i ri i Kamberit.
Sezonin që u mbyll ai ishte pjesë e Sheffield Wednesday në formë huazimi dhe në edicionin e fundit në League One luajti në 23 ndeshje, ku shënoi 4 gola.




