Bundesliga

FOTO/ Lufta në Ukrainë, klubi i Bundesligës shkëput çdo bashkëpunim me GAZPROM

Schalke 04 ka vënë në zbatim atë që kishte paralajmëruar pak ditë më parë duke hequr sponsorin rus GAZPROM nga fanellat, pas lajmit për shpërthimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një postim në Twitter, klubi gjerman ka njoftuar ndërprerjen e çdo marrëdhënie bashkëpunimi me rusët e GAZPROM-it, kompanisë më të madhe energjetike në botë.

“Bordi drejtues i FC Schalke 04 ka vendosur të përfundojë para kohe partneritetin mes S04 dhe GAZPROM. Bordi i drejtorëve dhe bordi mbikëqyrës janë në bisedime me përfaqësuesit e sponsorit kryesor aktual dhe informacione të mëtejshme do të njoftohen në kohën e duhur”-shkruhet në postimin e klubit që konkurron në Bundesligë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency