FOTO/ Mbesa e Ronaldos “bën namin” në Instagram, rrit ndjeshëm ndjekësit muajt e fundit
Cristiano Ronaldo është padyshim sportisti me më shumë ndjekës në Instagram, plot 467 milionë të tillë, megjithatë së fundi mjaft e famshme në rrjetet sociale po bëhet edhe mbesa e tij, Alícia Beatriz Aveiro.
Kjo e fundit është vetëm 23 vjeçe dhe është vajza e Hugos, vëllait të Cristianos, teksa në rrjetet sociale hedh shpesh foto që “rrëmbejnë” pëlqimet e ndjekësve, por edhe shkrepje me xhaxhanë e saj të famshëm në mbarë botën.
Alícia Beatriz Aveiro numëron më shumë se 200 mijë ndjekës në rrjetet sociale, megjithatë vlen të theksohet se numri i tyre është rritur ndjeshëm muajt e fundit, kur edhe 23-vjeçarja ka vendosur të bëjë një jetë aktive edhe në Instagram.























