Futboll

FOTO/ Ndarja nga jeta e Mino Raiolës, klube e njerëz të futbollit shprehin ngushëllimet

Menaxheri i njohur i shumë prej futbollistëve, Mino Raiola u nda nga jeta pasditen e sotme në moshën 54-vjeçare, teksa prej ditësh ishte i shtruar në një spital në Milano, ku kurohej nga kanceri në mushkëri.

Ishin familjarët e italo-holandezit ata që dhanë lajmin tragjik, ndërsa menjëherë shumë klube e futbollistë reaguan në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Mino Raiolës.

Klubet e Milanit, Interit, Udineses, Raelit të Madridit, Monzës, etj., ishin ndër të parët që publikuan mesazhet e tyre ngushëlluese, të cilat më pas u shoqëruan nga reagimet e personaliteteve si Marotta, Agnelli, Capello e Galliani, por edhe futbollistë të skuadrës së Raiolës, si Dumfries, Lozano, Verratti, etj.

“Mos e merr zemërimin në parajsë, ata e dinë të vërtetën”, shkroi Andrea Agnelli…

Marotta: Keqardhje për humbjen e Mino Raiolës…

Capello: Dinte të fitonte besimin e kampionëve…

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency