FOTO/ Ndodh në Francë, tifozët shijojnë ndeshjen nga “jacuzzi” në stadium
Ligue 1 di të sjellë risi jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në “shkallët” e stadiumit.
Në ndeshjen Troyes-Rennes që u mbyll me barazimin 1-1 është parë një risi sa i përket ndjekjes nga afër të takimit.
Në ambientet e stadiumit është futur një “jacuzzi” dhe dy tifozë e kanë shijuar nga aty sfidë, ndërsa kanë shijuar edhe birrë.
Një episod i tillë nuk ishte parë deri më tani në stadium, por siç duket asgjë nuk duhet të bëjë më habi.




