Futboll

FOTO/ Nga rivalë në shokë skuadre, Krymi dhe Feijao gati për aventurën e re

Ardit Krymi dhe Vitor Feijao do të jenë shokë skuadre sezonin e ardhshëm. Mesfushori shkodran dhe sulmuesi brazilian kanë arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Shakhtyor Soligorsk, tre herë kampionët e Bjellorusisë.

Krymit i përfundoi kontrata me klubin kuqeblu, teksa e mbylli me fitoren e Kupës së Shqipërisë në finalen ndaj Laçit aventurën në Shkodër.

26-vjeçari kishte firmosur prej kohësh një parakontratë me klubin bjellorus. Tek i njëjti ekip do të vijojë karrierën edhe lojtari i Kukësit.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Feijao kalon vizitat mjekësore, detajet e marrëveshjes me Soligorsk

Vitor Feijao shënoi 6 gola (+4 asiste) në sezonin e parë në Superiore, ndërkohë që kishte kontratë deri në vitin 2023 me klubin verilindor.

Siç lajmëroi Supersport, 25-vjeçari latin do të kalojë te Shakhtyor Soligorsk në huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që në arkat e Kukësit kanë shkuar për momentin 50 mijë euro.

Të dy lojtarët janë takuar së bashku në Soligorsk siç dallohet në foton e postuar nga Ardit Krymi në rrjetet sociale. Në sezonin e fundit ishin kundërshtarë, ndërsa tani do të luftojnë për të njëjtin ekip.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency