Kategoria Superiore

FOTO/ Një “tifoz” special në “Selman Stërmasi”, vëzhgon lojën e bardhebluve

Një vëzhgues special në “Selman Stërmasi”. Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka shfrytëzuar ditën e pushimit, për të shkuar në tribunën e stadiumit të kryeqytetit dhe për të ndjekur live ndeshjen mes Tiranës e Teutës.

Natyrisht nuk ishte një vizitë feste, por për të mbajtur shënime, duke qenë se tri ditë më pas, Partizani e Tirana do të përballen në “Elbasan Arena” në derbin e katërt dhe të fundit për këtë sezon.

Bëhet fjalë për një ndeshje mjaft të rëndësishme për “të kuqtë”, që duan të ruajnë vendin e tretë në renditje dhe të sigurojnë një biletë për kompeticionet euriopiane, ndaj do të kërkojnë triumfin në derbi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency