Gossip

FOTO/ Pak javë pas ndarjes nga Shakira, Pique kapet “mat” me të dashurën e re

Gerard Pique ka tërhequr sërish vëmendjen e medieve rozë, ndërsa së fundmi mbrojtësi i Barcelonës është fotografuar duke puthur të dashurën e tij të re.

Mediet spanjolle raportojnë se Pique është duke shijuar lidhjen e tij me Clara Chia, me të cilën tashmë ka dalë publikisht.

Pique dhe Chia raportohet se kaluan natën e së premtes në Puigcerda, një zonë që ndodhet në kufirin me Francën dhe shumë afër Andorrës dhe Bolvirit, komuna e vogël ku lojtari bleu një shtëpi vetëm pak vite më parë. Atje ata shijuan një koncert të Dani Martinit në Summerfest Cerdanya.

Rikujtojmë se Pique u nda nga Shakira disa javë më parë, pasi këngëtarja kishte zbuluar se lojtari i Barçës e kishte tradhtuar me mamanë e Gavit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency