FOTO/ Përshëndetje speciale, vajza e Nedved shijon romancën me tenistin e njohur
Tenisti Sebastian Korda shijon prej kohësh romancën me Ivana Nedved dhe së fundi i ka shprehur sërish dashurinë asaj nga Monte Carlo, ku është u angazhuar në turneun e tenisit.
Çeko-amerikani është i lidhur me vajzën e ish futbollistit të Juventusit, aktualisht zv. President i bardhezinjve, Pavel Nedved, teksa verën e kaluar bënë publike romancën mes tyre.
Ivana është lindur e rritur në Torino dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa shpesh është bërë pjesë e fushatave publicitare për reklamimin e veshjeve të ndryshme.
“Përshëndetje e dashur”, shkroi Sebastian në telekamera, pas fitores surprizë ndaj Alcaraz në turneun e Monte Carlos.













