Gossip

FOTO/ Saelemakers rigjen golat, arsyeja? E dashura misterioze nga Messina

Alexis Saelemakers ndodhet në një formë shumë të mirë, ndërsa ishte protagonist në fitoren 3-1 e kampionëve të Italisë ndaj Dinamo Zagreb në Champions League, ku shënoi golin e dytë.

Belgu duket se është duke kaluar një moment të mirë si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj, në jetën private.

23-vjeçari, raportohet nga mediet italiane se ka nisur një lidhje dashurie me një vajzë 25 vjeçe nga Messina, por që jeton në Milano.

Chiara Cannata është frekuentuese e zellshme e tribunës Vip të San Siros dhe në ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb publikoi “story” në Instagram me gjysmë zemre te Saelemakers shoqëruar me fjalët “para siempre”, “përgjithmonë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency