FOTO/ Seriali për Georginën zbulon makinat luksoze të CR7, një Bugatti krenaria e portugezit
Georgina Rodriguez sapo ka publikuar një doumentar mbi jetën e saj në Netflix, ndërsa nga kjo ka dalë në pah edhe garazhi marramendës ku janë të koleksionuara makinat luksoze të Cristiano Ronaldo, të cilat në total kapin shifrën e plot 18 milionë eurove.
Ndërkohë, në këtë garazh, krenaria e CR7 mund të cilësohet pa frikë një Bugatti Centodieci, version i limituar që prek shumën e 8.5 milionë paundëve, teksa portugezi është një nga 10 personat e vetëm në botë që zotëron një makinë të tillë.
Lista e makinave në garazhin e CR7:

Sakaq, koleksioni vazhdon me Bugatti Chiron me një vlerë prej 2 milionë paundësh, dy Rolls Royce, Ferrari apo edhe McLaren Senna që kushton 750.000 paund.










