Futboll

FOTO/ Shakhtar Donetsk rikthehet në fushë, futbollistët me emra të veçantë mbi shpinë

Futbolli në Ukrainë është ndalur prej gati dy muajsh, që nga nisja e invazionit rus, megjithatë klubi i Shakhtar Donetsk grumbulloi futbollistët në Antalia të Turqisë pak ditë më parë, për të përgatitur “Turin e Paqes”, me disa ndeshje miqësore rreth Europës.

E para prej tyre është luajtur pikërisht mbrëmjen e djeshme në Athinë, përballë vendasve të Olympiacos, e cila ishte edhe ndeshja e parë e Shakhtarit, që prej nisjes së sulmit rus mbi Ukrainë, rreth 50 ditë më parë.

Sfida përfundoi me rezultatin minimal 1-0 për grekët, megjithatë drejtorët sportivë të të dy klubeve pranuan se kjo ishte nga të rrallat ndeshje, ku rezultati kishte kaluar tërësisht në plan të dytë.

Qëllimi i këtij turi ndeshjesh është që të shpërndajë mesazhe paqeje në Ukrainë dhe futbollistët e Shakhtarit kishin gjetur edhe një mënyrë origjinale, duke mbajtur mbi shpinë emrat e qyteteve kryesore ukrainase, në vend të mbiemrave të tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency