Champions League

FOTO/ Sherr dhe grushte në dhomën e zhveshjes? Neymar zbulon mesazhet me Donnarummën

Neymar ka bërë publike mesazhet mes tij dhe Gianluigi Donnarummas, pas qarkullimit të lajmeve se dyshja ishin përplasur fizikisht të mërkurën në mbrëmje.

Në atë që ishte një natë tronditëse për Paris Saint-Germain në Champions League, pasi humbi me rezultatin 3-1 ndaj Real Madridit në Bernabeu, ndërsa në takimin e parë kishte marrë fitoren 1-0 në “Parc de Princes”.

Lojtari që u pa si fajtori kryesor i kësaj disfate ishte Donnarumma, sidomos për golin e parë që pësoi nga Benzema.

Ky gabim i portierit, raportohet nga mediet spanjolle se e bëri Neymar të inatosej keq në dhomën e zhveshjes.

Megjithatë, pas qarkullimit të këtyre lajmeve, 30-vjeçari përgënjeshtroi gjithçka në një reagim në “Instagram”.

Nga mesazhet mes tyre në “WhatsApp”, Neymar duket se i ofron mbështetje dhe ngushëllim shokut të tij të skuadrës.

Donnarumma shkroi: “Më falni për dje. Ky lajm është i papranueshëm.”

Neymar u përgjigj: “Shoku im! Mos u shqetëso, kjo mund të ndodhë në futboll. Ne jemi një ekip dhe ne jemi me ty. Ti je shumë i ri dhe do të fitosh shumë tituj. Ngrihu dhe le të ecim! Shok.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency