Kategoria Superiore

FOTO/ Shumë derbi si futbollistë, Josa e Gega përballen për herë të parë si trajnerë

Mirel Josa dhe Skënder Gega, dikur kundërshtarë në derbin e kryeqytetit, me të parin emblemë e bardhebluve të Tiranës dhe tjetrin për shumë vite protagonist te Partizani, sot u vunë përballë njëri-tjetrit edhe si trajnerë.

Në Laç, kurbinasit e Josës prisnin Skënderbeun e Gegës, me këtë të fundit që debutoi sot në pankinën korçare, teksa para sfidës të dy trajnerët u panë të diskutojnë gjatë dhe miqësisht në anë të fushës së blertë.

Me siguri të dy kanë pasur kohë për të sjellë ndërmend duelet me njëri-tjetrin si futbollistë, por edhe të diskutojnë ecurinë e ekipeve përkatëse, me Laçin që luan për një vend në zonën europiane dhe Skënderbeun, që do të provojë mbijetesën.

Interesant është fakti që të dy trajnerët janë thuajse në të njëjtën moshë, pasi të dy kanë lindur në vitin 1963, me Josën që numëron pak muaj më shumë se Gega, por të dy përfaqësojnë “brezin e vjetër” të trajningut në Shqipëri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency