Bundesliga

FOTO/ Siguroi mbijetesën në Play Off, Hertha Berlin gjen trajnerin e ri

Hertha Berlin ka emëruar trajnerin e ri dhe ai është Sandro Schwarz që rikthehet në Gjermani pas eksperiencës me Dynamo e Moscow. Trajneri i lindur në Mainz ka nënshkruar kontratë me Herthën deri në vitin 2024.

“Gjatë kërkimit tonë për një trajner të ri të Hertha-s, donim dikë me pasion, emocion dhe aftësi për të emocionuar, si dhe aftësitë e duhura teknike. Sandro i ka demonstruar të gjitha këto gjëra gjatë kohës së tij në Mainz 05 dhe Dynamo Moscow. Me personalitetin e tij dhe stilin e tij Sandro mund të krijojë një lidhje midis asaj që ndodh në fushë dhe kulturës së klubit. Kjo është ajo që na nevojitet në Hertha BSC,”-tha drejtori sportiv, Fredi Bobic.

Pas zyrtarizimit në krye të skuadrës gjermane, trajneri u shpreh: “Kam pasur shumë biseda të mira dhe intensive me Fredi Bobic. Jam shumë i emocionuar për të ndihmuar në formimin e këtij fillimi të ri në Hertha BSC. Klubi ka kaluar një periudhë të vështirë dhe mezi pres të kthej rezultatet pozitive përmes punës së palodhur, kënaqësisë dhe shumë energjive”.

Në krye të Hertha do të jetë periudha e dytë e Schwarz-it që drejton një skuadër gjermane, pas kohës në krye të Mainz 05 midis korrikut 2017 dhe nëntorit 2019. Ai ishte trajneri kryesor në Dynamo Moscow që nga tetori 2020.

Prezantimi zyrtar i Sandro Schwarz do të bëhet të hënën, më 20 qershor 2022 në një konferencë shtypi së bashku me drejtorin sportiv Fredi Bobic.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency