FOTO/ Spektakël në Dubai, Ronaldo nuk kursehet për 28-vjetorin e Georginës
E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka festuar ditëlindjen e 28 dhe ylli portugez i ka bërë një dhuratë shumë të bukur, duke i organizuar një ceremoni spektakolare në Dubai.
Bëhet fjalë për një shfaqje 3-minutëshe të Georginës në kullën më të lartë Burj Khalifa, një spektakël ky që kushton 60 mijë euro dhe të cilën Ronaldo e ka shpenzuar me qejf për t’i bërë qejfin të fejuarës së tij.
Ditëlindja e saj është festuar në prani të familjes në Dubai, me Ronaldon që ka përfituar maksimalisht nga ndërprerja e kampionatit anglez, ndërsa përveç të tjerave, Georgina ka marrë dhuratë edhe një numër të madh trëndafilash, me dedikim nga bashkëshorti.














