Kategoria Superiore

FOTO/ Tre javë pa fitore, Teuta shkarkon Arapin

Teuta ka shkarkuar Renato Arapin nga detyra e trajnerit në këtë fillim sezoni. Në tre javët e para të edicionit 2022-2023 të Kategorisë Superiore skuadra e Durrësit ka marrë vetëm dy pikë dhe renditet në vend të nëntë me 1 pikë më shumë se Kukësi i vendit të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Teuta bën me dije se palët kanë shkëputur marrëveshjen.

“Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i Futbollit Teuta dhe trajneri Renato Arapi kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë trajnerin Renato Arapi për gjithçka ka bërë për ekipi tonë dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen.”-shkruhet në postimin e “Djemve të Detit”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency