FOTO/ Tremben tifozët e PSG-së, Mbappe paketon sendet me vlerë
E ardhmja e yllit francez Kylian Mbappe, është ajo që ngjall më së shumti interes në botën e futbollit, me sulmuesin që deri tani ka refuzuar ofertat për rinovimin e kontratës me PSG-në dhe që prej 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë.
Reali i Madridit është klubi më pranë firmës, ndonëse edhe Paris Saint Germain nuk është dorëzuar ende, pasi vijon të besojë te një rinovim i mundshëm në “minutat e fundit”.
Megjithatë fotoja e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale, duket se ka shqetësuar jo pak tifozët e PSG-së, pasi duket se ylli francez ka paketuar gjërat e tij me vlerë dhe i ka bërë gati për transferim.
Ka qenë miku i Mbappe, artisti Ora Ito që ka hedhur një foto në rrjetet sociale, me sendet personale të sulmuesit, të paketuara dhe bëra gati për transport, megjithate destinacioni nuk është zbuluar.
A ka nisur Mbappe transferimin në Madrid, apo po ndryshon shtëpi po brenda Parisit, kjo mbetet për t’u parë, në ditët e ardhshme…



