Bundesliga

FOTO/ U bashkua para dy vitesh me Dortmund, talenti 18-vjeçar rinovon kontratën

Jamie Bynoe Gittens do të jetë lojtar i Borussia Dortmund deri në 2025-ën. Sulmuesi rinovoi kontratën me “verdhezinjtë” edhe për tre sezone të tjera.

18-vjeçari u bashkua para dy vitesh me klubin gjerman, ndërsa më parë kishte qenë në akademinë e Manchester City-t.

Në sezonin që sapo ka nisur, talenti anglez luajti në një ndeshje, në atë përballë Leverkusen dhe i doli që të gjente rrugën drejt rrjetës.

Gittens shihet si një talent shumë premtues për të ardhmen e Dortmund, ndaj dhe klubi gjerman ka rinovuar kontratën me 18-vjeçarin.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency