Kategoria Superiore

FOTO/ Uji pengon Kastriotin, ja çfarë u ndodhi krutanëve në “Arena Egnatia”

Kukësi do të përballet sot në orën 13:45 me skuadrën e Kastriotit, në takimin e raundit të 20 të Abissnet Superiore.

Megjithatë një episod është kthyer në pengesë për krutanët në “Arena Egnatia” përpara përballjes me “verilindorët”.

Skuadra e Kastriotit nuk po mundej të bënte nxehjen për shkak se në anën e fushës së tyre është hapur uji për vaditjen e fushës dhe është kthyer në pengesë për ta vetëm pak minuta pas fillimit të kësaj sfide, gjë e cila ka sjellë edhe një protestë momentale të klubit të krutanëve.

“Verilindorët” vijnë në këtë përballje pas fitores 0-2 në transfertë ndaj Egnatias, teksa krutanët vijnë pas rikthimit në fitore, në ndeshjen e fundit me Dinamon, të cilin e mundën me shifrat 2-0.

Kjo përballje do të luhet në “Arena Egnatia”, pasi stadiumi i Kukësit nuk është ende gati për të zhvilluar ndeshje aty.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency