Gossip

FOTO/ Uzuni me dedikim të veçantë për të dashurën, pas golit në minutat shtesë

Myrto Uzuni gjeti golin e parë sezonal me Granadën, pasi shënoi në minutën e parë shtesë të ndeshjes ndaj Racing Santander, duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës së tij.

Sulmuesi shqiptar mori një top nga krahu i djathtë i sulmit, hyri në zonë dhe shënoi një gol vërtetë të bukur, duke marrë duartrokitjet e të pranishëmve në stadium.

Pikërisht aty ishte edhe e dashura e sulmuesit beratas, Uarda Hyseni, e cila mori një mesazh në letër nga Uzuni, ku shkruhej: Je aq e bukur sa një gol në minutën 90’+.

Myrto Uzuni dhe Uarda Hyseni janë prej disa muajsh bashkë, çka konfirmohet edhe nga fotot që postojnë vazhdimisht në rrjetet sociale.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency