Gossip

FOTO/ Wanda Nara “mbretëresha” e re e Stambollit, “e djeg” me fotot nga brigjet turke

Pasi sistemoi Mauro Icardin te Galatasaray në momentet e fundit të merkatos, Wanda Nara ka menduar menjëherë për veten, pasi ka zgjedhur të shijojë brigjet turke dhe të kalojë disa momente relaksi.

Megjithatë bashkëshortja-menaxhere e sulmuesit argjentinas nuk harron të mendojë as për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, ku së fundi ka postuar disa foto vërtetë joshëse nga plazhet e Turqisë, që nxjerrin në pah më së miri format bombastike.

Wanda ka konfirmuar se pavarësisht faktit që vitet kalojnë dhe ka sjellë në jetë plot 5 fëmijë, vijon të jetë në formë fantastike, teksa sipas një sondazhi në mediat rozë italiane, mbetet një nga “WAG”-sat më të dashura për publikun.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency