FOTO/ Zyrtare, Teuta konfirmon Arapin në krye të stolit
Renato Arapi do të vijojë të jetë trajneri i skuadrës së Teutës për sezonin e ardhshëm. Ky lajm është bërë publik nga klubi i “Djemve të Detit” në një postim në rrjetet sociale, ku thekson se palët kanë rënë dakord për vazhdimësinë.
“KF Teuta konfirmon stafin teknik edhe për sezonin 2022/2023. Në përfundim të sezonit dhe të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe trajneri Renato Arapi kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimit mes tyre. KF Teuta i uron trajnerit Renato Arapi shumë suksese për sezonin 2022/2023”-shkruhet në postimin e klubit durrsak.
Arapi mori drejtimin e Teutës në janar pas largimit të teknikut Martini, dhe sezonin që u mbyll durrsakët u pozicionuan në vend të gjashtë me 50 pikë të grumbulluara.




