Fun

Fotoshopi me tifozin e Leeds, zbulohet misteri pas postimit të Maguire që habiti mijëra njerëz

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, bëri një postim të pazakontë në “Twitter”, ku po festonte fitoren me golin që e kishte shënuar në minutën e 34’ kundër Leeds.

Ajo që ra në sy në atë foto ishte fakti që fytyra e një burri misterioz që dukej i pakënaqur në mes të turmës e Elland Road ishte fotoshopuar.

Detaji i vogël, por shumë i dukshëm, habiti mijëra fansa raportojnë mediat britanike.

Për t’i shtuar më shumë intrigë kësaj historie tashmë të çuditshme, Maguire kishte postuar një version të pa redaktuar të fotos në faqen e tij në “Instagram” me mbishkrimin: “Ju të kuqtë”.

Megjithatë duke se njeriu i fotoshopuar është një mbështetës i madh i Leeds United dhe njëkohësisht mik i mirë i Maguire. Kështu, Maguire vendosi pasi kishin bërë shaka bashkë në lidhje me këtë ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency