Kupa e Shqipërisë

FOTO+VIDEO/ Tifozët e Partizanit nderojnë legjendën e futbollit, u bashkohen edhe ata shkodranë

Ndërkohë që sapo kishte nisur pjesa e dytë e sfidës mes Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, tifozët e kuq tërhoqën vëmendjen, duke shpalosur një banderolë të madhe në tribunën ku ishin vendosur.

Bëhet fjalë për një foto të legjendës së futbollit shqiptar, shkodranit Loro Boriçi, emrin e të cilit mban edhe stadiumi në Shkodër, ndërsa në atë moment edhe publiku kuqeblu, që ishte shumë më i madh në numër, shpërtheu në duartrokitje.

Loro Boriçi e ka nisur karrierën pikërisht te Vllaznia, ndërsa më pas ka veshur për 7 vite edhe fanellën e Partizanit, duke luajtur 152 ndeshje dhe shënuar 68 gola, ndaj bëhet fjalë për një figurë të futbollit, që bashkon të dy klubet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency