Franca dhe Kroacia ndajnë pikët, por mbeten të fundit në grup
Franca dhe Krocia u ndanë në paqe (1-1) në raundin e dytë të ndeshjeve në Grupin 1 të Ligës së A, duke marrë secila pikën e parë në edicionin e tretë të Nations League. Në raundin hapës Kroacia u mund 0-3 nga Austria ndërsa Franca 1-2 nga Danimarka.
Në “Stadion Poljud” të Splitit golin e parë të sfidës e shënoi Rabiot në minutën e 52-të, por rreth shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt barazoi me 11-metërsh Kramaric. Franca dhe Kroacia edhe pas kësaj përballjeje mbyllin grupin me nga 1 pikë.
Në Ligën C u luajtën dy sfida që i përkasin Grupit 3. Bjellorusia barazoi pa gola me Azerbajxhanin, ndërsa Sllovakia u befasua nga Kazakistani 0-1. Në Ligën D, Andorrë – Moldavi u mbyll 0-0.



