Merkato

France Football: Milani kërkon fantazistin e Lyonit

Pas përfundimit të sezonit, drejtuesi i Milanit, Ivan Gazidis njoftoi se kuqezinjtë do të ndjekin tashmë një rrugë të re, duke synuar të afrojnë futbollistë të rinj të talentuar, si rruga e vetme për të rregulluar bilancet.

Aktualisht kuqezinjtë kanë ngritur organigramën e re, ku kanë rikthyer emra si Maldini e Boban, ndërsa pankina i është besuar ish trajnerit të Sampdorias, Marco Giampaolo dhe menjëherë ka nisur puna për merkaton.

Sipas raportimeve të “France Football”, drejtuesit e Milanit kanë kërkuar informacione për të blerë fantazistin francez të Lyonit, Nabil Fekir. 25-vjeçari ka kontratë deri verën e ardhshme me klubin francez dhe këta të fundit do të kënaqeshin me rreth 35-40 milionë euro, që të mos rrezikojnë ta humbin me parametra zero verën e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency