Franck Kessie objektiv i Atleticos, Fair Play Financiar i ngushton lakun Milanit
Sirena spanjolle për Franck Kessie. Për mesfushorin 22-vjeçar ka rikthyer interesimin Atletico e Madridit, që është gati të nisë bisedimet me drejtuesit e Milanit për transferimin në verën që po vjen.
Kuqezinjtë duhet të bëjnë sakrifica për shkak të Fair Play-t Financiar dhe Kessie mund të jetë njëri prej lojtarëve që mund të largohet. 35 milionë euro është oferta nga “Los Colchoneros”. Trajneri argjentinas, Diego Pablo Simeone e sheh Kessie-n si përforcimin ideal të mesfushës, duke parë se Rodri dhe Thomas Partey mund të largohen nga “Wanda Metropolitano”.



