Kategoria Superiore

Frashëri: Fitore e rëndësishme, tani të mendojmë për Kukësin

Intervista e mbrojtësit të Teutës, Erlis Frashëri, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që durrsakët fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kastriotit.

Një fitore minimale, por që sjell qetësi në renditje…
Kemi vuajtur shumë, por shpresojmë që ngërçi të kalojë. Do përgatitemi për ndeshjen e të mërkurës ndaj Kukësit, ku do bëjmë më të mirën. Teuta synon Kupat e Europës, do bëjmë maksimumin për të arritur objektivin. Shpresoj që të mërkurë të kualifikohemi në Kupë.

A keni besim që mund ta kaloni Kukësin?
Besimi është i madh, si te ne, ashtu edhe te gjithë klubi. Ketë ndeshje e kishim me siklet, por arritëm të merrnim 3-pikëshin. Shpresoj të mos ndalemi më.

Sa i kënaqur jeni me formën tuaj?
Të them të drejtën kam pasur ndeshje që nuk kam qenë në nivelin e duhur dhe nuk jam i kënaqur me veten. Besoj se këtë ndeshje kam bërë më mirë. Kur kam ardhur te Teuta, jam përshtatur direkt me grupin.

Mjafton fitorja ndaj Kastriotit për të kaluar ngërçin psikologjik?
E thashë edhe më parë, kjo ndeshje ishte e vështirë. Vinim pas humbjes me Partizanin, shpresoj të mos ndalemi më dhe të ecim para.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency