Tenis

Frika nga Coronavirusi, anulohet Indian Wells

Coronavirusi ndal edhe tenisin. Organizatorët e Indian Wells ka zyrtarizuar moszhvillimin e Mastersit të parë të vitit pas zbulimit të një rasti me Covid-19 në Coachella Valley, ku ndodhet impianti më të cilin ishin parashikuar të zhvilloheshin ndeshjen e turneun, duke nisur nga 12 marsi.

“Jemi të keqardhur, sepse turneu nuk do të zhvillohet. Por shëndeti dhe siguria e komunitetit lokal, tifozëve, lojtarëve, vullnetarëve, sponsorëve, të punësuarve dhe e të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë event janë shumë të rëndësishëm,” – deklaroi doktori David Agus, profesor i Mjekësisë dhe i Inxhinierisë Biomjekësore në Universitetin e Kalifornisë së Jugut. – “Për momentin, ekziston rreziku u madhe për shëndetin publik në kontenë e Riverside nëse bëhen grumbullime të këtyre përmasave.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency