Futboll

Frikë dhe ankth për Ernest Muçin, te Legia i druhen një mungese të gjatë!

Frikë dhe ankth për gjëndjen e Ernest Muçit. Titullar në King Power Stadium në sfidën përballë Leicester, sulmuesi i kombëtares shqiptare u largua nga fusha në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi duke u ndalur në momentin më të mirë të formës. E premtja do të jetë dita e të vërtetës me Muçin që do t’u nënshtrohet disa analizave më të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por e sigurt duket mungesa e sulmuesit të talentuar për disa kohë.

Muçi doli nga fusha duke çaluar pasi përdrodhi keq kyçin e këmbës duke u detyruar të lërë Legian me 10 lojtarë pasi polakët i kishin kryer të gjitha zëvendësimet. Te Legia po kryqëzojnë gishtat që dëmtimi i shqiptarit të jetë në një shkallë të lehtë dhe Muçi të mos mungojë për një kohë të gjatë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency