Frikë nga Coronavirusi, në dyshim Çmimi i Madh i Kinës
Situata alarmante e krijuar nga Coronavirusi ka prekur edhe Botërorin e Formula 1. Drejtuesit e këtij kampionati kanë ngritur dyshimet në lidhje me zhvillimin e Çmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait, më 19 prill të këtij viti.
Drejtuesi i Red Bullit, Christian Horner, tha për Reuters se shfaq besimin më të madh në vendimet e organeve drejtuese të këtij sporti, duke shtuar se situata po vëzhgohet me vëmendje.
Ndërkaq, nuk do të ketë një shkëmbim datash mes Çmimit të Madh të Kinës me atë të Rusisë, me këtë të fundit që në kalendar është parashikuar të zhvillohet në 27 shtator. Një zëdhënës i Komitetit Organizativ rus ka konfirmuar gjithçka për “Autosport”, duke theksuar se nuk do të ketë ndryshime datash në program



