Lajme

Frikë për Agueron, i ra të fikët në dhomat e zhveshjes

Momente frike për Sergio Aguron gjatë miqësores me Nigerinë, të cilën Argjentina e humbi 2-4 me përmbysje. Gjatë pushimit mes pjesëve, sulmuesi i Manchester City-t, pasi volli, humbi ndjenjat në dhomat e zhveshjes. Detyrimisht, trajneri Sampaoli e zëvendësoi me Benedetton. Aguero, i cili shënoi golin e 2-të për Argjentinën, u dërgua menjëherë në spital për ekzeminime të mëtejshme, si masë paraprake. Në një qëndrim zyrtar, Manchester City sqaron se 29-vjecari është lejuar të niset menjëherë drejt Anglisë, ku do të bëjë analiza të detajuara, për t’u vënë më pas nën urdhrat e Pep Guardiolës për ndeshjen me Leicester City-n në transfertë. Sergio Aguero është golashënuesi i tretë më i mirë i Kombëtares së Argjentinës, me 36 finalizime, pas Messit (61) dhe Gabriel Batistutës (54).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency