Serie A

Frosinone-Lazio dhe Cagliari-Atalanta, java e 22-të mbyllet 3 shqiptarë në fushë!

Futbolli italian nuk mungon në Supersport as të hënën e 4 shkurtit. Sot luhen dy takimet e fundit të javës së 22-të. Vëmendja më e madhe do të jetë te sfida e orës 19:00 pikërisht në derbin e krahinës së Lazios me Frosinonen që do të presë në shtëpi bardhekaltrit e Simone Inzaghit. Lazio duhet patjetër të rikthehet te fitorja në kampionat pasi në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë. Morali në kampin e skuadrës kryeqytetase është i lartë sidomos pas atij kualifikimi të vuajtur në Kupën e Italisë ndaj Interit, ku meritat shkojnë për portierin shqiptar Thomas Strakosha që edhe ndaj Frosinones do të jetë si gjithmonë mes shtyllave. Skuadra e trajnerit Marco Baroni vjen nga një sukses i rëndësishëm ndaj Bolognas dhe ashtu si Lazio i ka të domosdoshme pikët. Parashikohet një duel shumë i fortë në stadiumin Benito Stirpe mes Frosinones dhe Lazios për më tepër që bardhekaltrit do të jenë pa lojtarin e tyre kryesor Milinkovic-Savic. Java e 22-të do të mbyllet me duelin e Sardenjës mes Cagliarit dhe Atalantës një tjetër sfidë që do të kenë mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport dhe në të cilin janë të përfshirë dy futbollistë shqiptare Etrit Berisha dhe Berat Xhimshiti të cilët pritet të aktivizohen titullarë. Pas atij kualifikimi të madh ndaj Juventusit në Kupën e Italisë bergamskët do të tentojnë një tjetër fitore sot që do t’i barazonte me Romën e vendit të 4-t në kuotën e 35 pikëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency