Europa League

Frymëmarrje për Strakoshën, Inzaghi e lë pushim me Vitessen

Thomas Strakosha është një nga futbollistët shqiptarë, që po kthehet në një protagonist të padiskutueshëm në Serinë A, me Lazion. Ai gëzon mbështetjen e plotë të trajnerit Inzaghi, që i besoi portierit shqiptar fanellën e titullarit të portës, besim të cilin Strakosha e ka justifikuar më së miri.

Bashkë me Immobilen, Strakosha ka qenë titullar i padiskutueshëm në këto muaj të parë të sezonit, si në kampionatin italian, ashtu edhe në Europë, ndërsa shpesh janë etiketuar si protagonistët e suksesit të bardhekaltërve.

Por, duket se më në fund ka ardhur momenti që edhe Strakosha të bëjë pak pushim dhe për këtë, Inzaghi ka menduar të mos e grumbullojë shqiptarin për sfidën e Europa League-s ndaj Viteses.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat pranë klubit bardhekaltër, Inzaghi po mendon një turn-over të gjerë, për të lënë pushim pjesën më të madhe të titullarëve, duke pasur parasysh faktin se Lazio e ka siguruar kualifikimin në Europa League. Kështu, Strakosha pritet t’i lërë vendin portierit kroat Vargiç, por vetëm për takimin e të enjtes, sepse të dielën do të jetë si zakonisht mes shtyllave, në përballjen me Fiorentinën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency